Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
03 shkurt 2025
| 22:39
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe me qytetarët e Hajvalisë.
Hamza u ka kërkuar atyre që të bëhen zëri i tij në ditët e ardhshme dhe të flasin me familjet, me shoqërinë, me kolegët për t’i garantuar për programin e tij.
“Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme.
Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit. Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim. Siguroni që gjithmonë e mbaj fjalën!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1BDuh2VpPp/