Bedri Hamza viziton bizneset në Mitrovicë: Do të ofrojmë më shumë përkrahje për bizneset e vogla
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza ka vizituar sot disa biznese në Shupkovc e Zhabar të Mitrovicës.
Hamza tha se do ta lehtësojë të bërit biznes në Mitrovicë dhe do të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset e vogla dhe të mesme përmes granteve investive.
Postimi i plotë:
Bizneset janë motori i ekonomisë së Mitrovicës. “AFRI Univerzal” në Shupkovc dhe “Fenster 3000” në Zhabar janë dy biznese tjera të suksesshme, që prodhojnë dyer e dritare.
Ne do ta lehtësojmë të bërit biznes në Mitrovicë dhe do të ofrojmë më shumë përkrahje për bizneset e vogla dhe të mesme përmes granteve investive.
Gjithashtu, ne do t’i mbështesim të gjitha idetë inovative të të rinjve për krijimin e bizneseve që krijojnë vende të reja të punës.
Qeverisja ime do të ofrojë shërbime shumë më efikase për qytetarët dhe bizneset e Mitrovicës, sepse do ta rrisim përgjegjësinë dhe do ta eliminojmë burokracinë komunale. #BashkeperMitrovicen