Bedri Hamza viziton KonSonin, premton përkrahje për prodhuesit vendorë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka bërë fushatë nëpër Gjakovë, ku tash në mbrëmje do të ketë edhe tubim me qytetarë.
Hamza e ka vizituar edhe KonSonin, i cili njihet për rrjetin e shitjes mishit të freskët të zogjëve pulave dhe vezëve në Kosovë.
“Kudo që po shkoj, po vizitoj lloj-lloj prodhuesish të mirë dhe të suksesshëm. Është krenari që kemi njerëz të tillë punëtorë. Politikat tona fiskale duhet të ndryshohen, TVSh-ja duhet të paguhet në brendi. Për kompanitë që investojnë mbi 500 mijë euro, punësojnë mbi 50 punëtorë do të ketë pushime tatimore. Kanë me u liru prej pagesës së tatimit në fitim për korporata, varësisht nga investimi dhe numri i të punësuarve. Deri 400 euro, të gjithë punëtorët që marrin paga, tatimin do ta kenë 0%”, ka thënë Hamza.