Bedri Hamza: Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë
Zjarret shqetësuan banorët në Komunën e Mitrovicës, kryetari Bedri Hamza ka falënderuar zjarrëfikësit, policinë dhe FSK-në, thotë se gjendja është nën kontroll.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka falënderuar zjarrëfiksit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës pasi ndihmuan për ta shuar zjarrin që përfshiu një kodër në Cerrnushë.
Hamza përmes një postim inë Facebook tha se banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël u ndjenë të shqetësuar pas këtij zjarri, por thotë se tani gjendja është nën kontroll.
“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”.
Tutje Hamza ka thënë se “Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”.