Bedri Hamzës nuk ia zë salla përkrahësit në Zvicër: Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara
Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamzës i është mbushur salla plot me përkrahës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka thënë se e di çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës.
“Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara”, ka thënë ai.
Hamza i ka ftuar mërgimtarët që të punojnë bashkë për t’ia rritur krenarinë qytetarëve dhe forcuar shtetin e Kosovës.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Zvicër 🇨🇭🇽🇰
Shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë. Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Ju ftoj të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin tonë. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/17zkXabyYy/