Bedri Islami: Jam për qeveri teknike në të cilën nuk duhet të përfshihet PDK-ja
Analisti politik Bedri Islami ka thënë se bashkimi mes LV-së dhe LDK-së do të jetë i vështirë por, edhe nëse bëhet, do të jetë i mundimshëm.
Ai ka thënë për “Epokën e re”, ka theksuar se përkrah idenë e një qeverie teknike, cilën të mos përfshihej PDK-ja.
“Unë, personalisht, do të isha për një qeveri teknike, gjithëpërfshirëse, të kufizuar në kohë, të themi njëvjeçare, që do t’i përgatiste zgjedhjet e reja, por në të cilën të mos përfshihej PDK-ja, e cila ka zgjedhur rrugën e qëndrimit në opozitë dhe mendoj se duhet të jetë në opozitë. Ajo duhet tashërojë veten për të qenë pjesë e shërimit të plagëve të Kosovës”, ka thënë Islami.
Analisti Bedri Islami ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke komentuar edhe vizitën e të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është ende larg.
“Së pari marrëveshja finale Kosovë – Serbi është ende larg. Më larg nga sa mund të mendohet, pasi problemet mes dy shteteve janë të shumta, të rënda dhe që ende nuk kanë filluar të kenë kahun e zgjidhjes. Histori tragjike qëndrojnë ende pezull dhe, si duket, qeveria serbe as që mundohet të ketë zgjidhje. Në të kundërtën, ajo po bën gjithçka është e mundur për tapërmbysur realitetin e shtetit të Kosovës”.
“Nga ana tjetër, së dyti, nuk është thjesht presion, është dëshirë e ShBA-së për të gjetur një zgjidhje dhe çdo administratë e lartë amerikane, edhe kjo e sotmja, kërkon të ketë një sukses, zgjidhje. Mendoj se është një fillesë e re e qëndrimit të njohur amerikan. Nga ana tjetër, e gjithë kjo marrëveshja ishte në një tis të thellë fshehtësie, sikur të kishte një ndjenjë frike se do të pengohej. Ende nuk dihet asgjë rreth negociatave për të, ashtu si nuk dihet asgjë për një marrëveshje të re në ndërlidhjen hekurudhore. Kosova është një moment kyç, ndoshta nga më të rëndësishmit në periudhën pas pavarësimit të saj. Së shpejti, mendoj, do të ketë ngjarje që mund të tronditë skenën politike. A do të përballohet ajo? – këtë do tadëshmojnë muajt në vazhdim, por unë jam i bindur se po”, ka deklaruar Islami.