Bedri Istrefi zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

22 shkurt 2019 | 14:18

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjedhet Bedri Istrefi.

Është bërë me dije se kjo përzgjedhje ka ardhur pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Fillimisht, ky komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit ekzekutiv është Bedri Istrefi.

Bedri Istrefi ka qenë ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, pasi më 31 dhjetor 2018 ishte emëruar në këtë pozitë nga Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) ka kërkuar nga…