Bedri Maqastena emërohet drejtor i Inspeksionit në Podujevë
19 prill 2021
| 11:20
Me vendim të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar Bedri Maqastena drejtor i Inspeksionit në këtë komunë.
Emërimi i Maqastenës është bërë pas kërkesës së drejtorit të deritashëm, Ajet Potera për t’u liruar nga detyra për shkak të angazhimeve të tjera, i cili sot është liruar nga kjo detyrë.
Kryetari Bulliqi ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij në dikasterin e Inspeksionit për këta katër muaj, kurse Bedri Maqastenës i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.