Bedri Zyberaj emërohet kryeshef i Agjencisë së Arkivave të Kosovës
17 dhjetor 2019
| 18:58
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot mbledhjen e 115-të, në të cilën ka miratuar shumë vendime.
Ndër vendimet e saj është edhe emërimi i Bedri Zyberajt në pozitën e kryeshefit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës për një mandat trevjeçar.