Bedri Zyberaj i ftuari i radhës nga Specialja
13 dhjetor 2019
| 11:37
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Bedri Zyberaj, është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Jetlir Zyberaj, i cili është këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. “Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në “Facebook”.