Befasi e Guardiolës, merr një 35 vjeçar te Manchester City
17 qershor 2019
| 21:55
Manchester City ka gjetur profilin e duhur për të mbrojtur katërkëndëshin e saj në sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Asier Riesgo, i cili do të duelojë me Ederson dhe Claudio Bravo për një fanellë titullari. Mosha e tij është një pengesë për vijueshmërinë, por portieri që e mbylli sezonin e shkuar me Eiber është një profil mjaft interesant.
Kjo për shkak se ai do të mbërrijë në “Etihad Stadium” me parametra zero. Një goditje ndoshta e studiuar me detaje nga Pep Guardiola, që i beson një futbollisti që ka mbrojtur portën e skuadrave nën mesatare në La Liga, si Real Sociedad, Recreativo, Osasuna dhe më pas Eibar.
Gjithashtu, Riesgo është aktivizuar në kombëtaret e moshave të Spanjës, por pa arritur të vesh atë të Kombëtares/OraNews