Befasi tjetër në Euro 2024, Sllovakia mposht Belgjikën!
Sllovaka e ka realizuar befasinë e parë në Euro 2024, duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 1-0 në kuadër të Grupit E.
Belgët e filluan më mirë ndeshjen, duke rrezikuan qysh në minutën e tretë me anë të Romelu Lukakut, por Martin Dubravka ishte i vëmendshëm.
Sllovakia më pas bëri atë që pritej më së paku, duke shënuar golin e vetëm të këtij takimi në minutën e shtatë me anë të Ivan Schranz.
Leandro Trossard lëshoi dy rastet të qind për qindta në minutat në vijim, ndërsa dy herë e kishte të lirë Lukakun, me sulmuesin e Chelseat që ishte në pozicion më të mirë për të shënuar.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominim nga Belgjika, ndërsa Lukaku në minutën e 56-të mendoi se i kishte shënuar Dubrakas, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Trossard dhe Johan Bakayoko lëshuan raste të mira shënimi, duke mos arritur ta fusnin topin në portën e zbrazët të Sllovakisë.
Sllovakët ishin të palëkundur në mbrojte, duke spastruar çdo top në momentet më kritike.
Lukaku sërish mbeti i zhgënjyer, pasi në minutën e 87-të realizoi, por VAR-i sërish ia anuloi golin – pasi Lois Openda kishte luajtur me dorë në ndërtimin e aksionit.
Rumania është lidere e Grupit E me tri pikë, pasi fitoi 3-0 ndaj Ukrainës, ndërsa tri pikë ka tani edhe Sllovakia.