Befasia e parë në Botëror, Arabia Saudite mposhti Argjentinën
22 nëntor 2022
| 13:07
Arabia Saudite e ka shkaktuar befasinë e parë në këtë kampionat Botëror, pasi e ka mposhtur sot Argjentinën me rezultat 1-2.
Në pjesën e parë Argjentina ishte skuadër më e mirë dhe arriti të shënon një gol nga penalltia me anë të Leo Messit, derisa tre gola të tjerë u anuluan përshkak të pozitës jashtë loje.
Në pjesën e dytë gjerat ndryshuan dhe Arabia Saudite ishte dukshëm skuadër me luftarake dhe arriti të shënon dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin. Shënues ishin Saleh Al Shehri (49’) dhe Salem Al Dawsari (54’).
Nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Meksikës dhe Polonisë.
E pabesueshme, Arabia Saudite shënon dy gola ndaj Argjentinës
/Epoka e re/