
Befasohet Bostoni, Detroiti mposhti kampionët
Të tjera sfida emocionuese dhe shumë surpriza në sfidat e mbrëmjes së NBA të zhvilluara të mërkurën në mbrëmjes. Befasinë më të madhe e dhuruan kampionët në fuqi të Boston Celtics, të cilët u mundën nga Detroit me shifrat 117-97.
27 pikët e Tatum ishin të pavlefshme për Celtics, pasi Piston të udhëhequr nga Beasly me 26 pikë dhe Cunningham me 21 ishin të papërmbajtshëm, duke i shkaktuar Boston humbjen e 17 sezonale. Suksesi i ngushtë por i rëndësishëm për New York Nicks që thyen Philadelphian me shifrat 110-105. Përcaktues për vendasit ishte Brunson falë 34 pikëve e 7 asistimeve të dhuruar.
Tjetër sukses për kryesuesit e Perëndimit, Oklahoman, të cilët mposhtën 121-129 Brooklyn në transfertë. Për miqtë diferencën e bëri i zakonshmi Shai Aleksander me kanadezin që realizoi 27 pikë. Fitore e rëndësishme edhe për Los Angeles Clipers, me kalifronianët që triumfuan jashtë fushe117-122 ndaj Chicago Bulls.
James Harden ishte më i miri në parket me 30 pikë dhe 6 asistime. Fitore ndërkohë arriti edhe Miami Heat, me skuadrën nga Florida që mposhti me shifrat 131-109 Atlanta Hawks. Taylor Herro realizoi një double double për vendasit falë 24 pikëve dhe 10 asistime.