Befason Arsenali, mposhtet edhe nga Brightoni
Pas dy humbjeve në kampionat dhe Kupë ndaj Manchester Cityt, Arsenali e ka regjistruar edhe një humbje tjetër në Premier Ligë, pasi sot pësoi humbje nga Brighton & Hove Albion (2-1).
Pas shtatë minutave lojë, Lewis Dunk e shënoi golin e parë për vendasit. Në minutën e 26-të, Glenn Murray e shënoi edhe golin e dytë dhe në këtë mënyrë i bëri të qartë skuadrës së Arsene Wenger synimet për këtë ndeshje. Arsenali u rikthye në lojë me golin e shënuar Pierre-Emerick Aubameyang në fund të pjesës së parë, por kjo ishte e tëra për faktin se rezultati final i ndeshjes mbeti ai i pjesës së parë 2-1.
Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën gjatë gjithë lojës, kurse mesfushori Xhaka u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Derbi i kësaj xhiro zhvillohet nga ora 17:00 në mes Manchester Cityt dhe Chelseat.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)