Befason basketbollisti serb i NBA-së: Kosova nuk kufizohet me Serbinë

09 mars 2022 | 15:37

Serbët vazhdojnë të ëndërrojnë. E një gjë të tillë po e bën edhe basketbollisti serb, Nikola Jokiq, i cili luan në NBA.

Lojtari i klubit Denver ka befasuar me reagimin e tij së fundmi.

Bashkëlojtari i tij në NBA, Vlatko Cancar ishte duke u përgjigjur në një kuiz se nga cilat shtete rrethohet Serbia.

Dhe, basketbollisti slloven ndër të tjera e përmendi edhe Kosovën, e cila është në kufi me Serbinë.

Por, Jokiq ka reaguar menjëherë duke thënë “JO”, me ç’rast shoku i tij më pas e përmendi Malin e Zi dhe Shqipërinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Visoka Arif Molliqi, Im atë të shtunave më blinte…