Befason Enrique: Mbappe ndoshta qëndron në Paris
31 mars 2024
| 16:19
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së të dielës mbrëma, Luis Enrique ka folur duke befasuar me deklaratën e tij. Trajneri spanjoll duket se nuk i ka humbur shpresat për lamtumirën e sulmuesit francez drejt Real Madrid, duke thënë se ai edhe mund të qëndrojë.
“Le të themi se ne i fitojmë të katër titujt e këtij sezoni dhe Kylian ndryshon mendje në momentin e fundit. Ai vendos që të vazhdojë karrierën e tij në Paris. Pse të mos të jetë kështu? Ku i dihet”, është shprehur Luis Enrique, trajneri i PSG-së.