Befason Higuaini, planifikon ta mbyllë karrierën në Juventus

06 gusht 2019 | 18:00

Gonzalo Higuain është kthyer në një çështje brenda shtëpisë së Juventusit. Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të largohet nga badhezinjtë, duke refuzuar disa klube të cilat kishin shfaqur interes për shërbimet e tij.

Më e interesuara është Roma, e cila është munduar ta joshë në shumë mënyra, por të paktën deri në këto momente Higuain nuk e ka konsideruar si opsion. Deri në përfundimin e merkatos ka ende kohë, por situata e tij ka komplikuar edhe shumë operacione të klubit torinez.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë është edhe babai i sulmuesit, i cili shprehet se Higuain ka edhe dy vite kontratë me Zonjën e Vjetër dhe mund ta mbyllë karrierën me Juventusin. “Gonzalo është në një moment të mirë, ka edhe dy vite kontratë dhe mund ta mbyllë karrierën e tij te Juventusi. Ne si familja e tij do të na pëlqente nëse e mbyll karrierën edhe te Riveri”, u shpreh babai i Higuain.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hillary Clinton dhe vajza e saj Chelsea Clinton kanë bashkuar…