Befason ish-presidenti i Argjentinës, rimartohet me gruan që ishte divorcuar para 30 vjetëve
22 korrik 2020
| 11:32
Thuajse të gjithë mediat rozë në Argjentinë janë hapur me lajmin, “ish-presidenti Carlos Menem rimartohet javën e ardhshme me ish-bashkëshorten e tij Zulema, 30 vjet pas divorcit”.
Carlos sapo ka mbushur 90 vjeç dhe me Zuleman është martuar për herë të parë në vitin 1966. Nga kjo martesë çifti ka dy fëmijë, Carlitos, i cili ndërroi jetë pas një përplasje me helikopter dhe Zulemita, e cila është në prag të 50-ave.
Ish-presidenti dhe Zulema janë njohur në Damask në vitin 1964 dhe nga ai takim gjërat mes tyre avancuan, sa arritën deri te martesa.