Befason Marotta: Juventusi është favorit për titull

19 tetor 2023 | 12:13

Beppe Marotta beson se Juventusi është skuadra favorite për të fituar titullin e Serie A këtë sezon pasi ata nuk janë të përfshirë në garat evropiane.

Interi qëndron i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë prapa Milanit dhe dy më shumë se Juventusi dhe Fiorentina. Megjithatë, Marotta beson se “Bianconerët” janë favoritët për të fituar Scudetton këtë sezon.

“Kam fituar titullin tim të parë në Serie A në Torino me Antonio Conten dhe ne nuk po luanim në kompeticionet evropiane”.

“Përvoja më thotë se mundësia për të planifikuar një sezon vetëm me Serinë A dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Kjo është arsyeja pse unë them se Juventusi është favorit për titull”, ka thënë Marotta për “Gazzetta”.

Interi ka mundur Milanin 5-1 në “Derby della Madonnina” muajin e kaluar, por ka mbledhur vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të Serie A.

“Bëmë disa gabime, por nuk mendoj se u qetësuam pas fitores 5-1 në derbi”, ka  këmbëngulur Marotta.

“Nerazzurrët” vizitojnë Torinon në ndeshjen e parë pas pushimit të shtunën e ardhshme përpara se të presin RB Salzburg në Ligën e Kampionëve dhe Romën në Serie A.

Interi nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2020-21 me Conte në krye të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Gixhari po ashtu ka qenë e pranishme natën e…