Befason Tysoni: Vdekja ime po afron shumë shpejt

21 korrik 2022 | 15:37

Ish-boksieri Mike Tyson ka deklaruar në një intervistë se vdekja e tij po vjen shumë shpejt. Legjenda e peshës së rëndë u shpreh se ai dhe gruaja e tij zihen shpesh për para edhe pse ai është një milioner. 56-vjeçari amerikan, u shpreh se i ka thënë terapistit të tij se ndjen se koha e tij ka mbaruar.

“Natyrisht që një ditë do të vdesim të gjithë. Shoh veten në pasqyrë dhe shoh ato pikat e vogla në fytyrën time dhe them ‘uau’. Kjo do të thotë se data ime e përfundimit po afrohet shumë shpejt. Paratë nuk do të thonë asgjë për mua, pasi ato ofrojnë një siguri të rreme”, ka thënë Mike Tyson.

“Gjithnjë u them njerëzve që mendojnë se paratë janë gjithçka dhe i bëjnë të lumtur se kjo nuk është e vërtetë. Besojnë se je i pathyeshëm kur ke shumë para, por nuk është e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sëmurësh apo goditesh nga një makinë”, u shpreh Mike Tyson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe i Ferrarit, Jean…