
Begaj dekreton ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë
12 janar 2024
| 17:01
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama ka dekretuar ministrat e rinj.
Elva Margariti është shkarkuar nga detyra e ministres së Kulturës, ndërsa Ervin Mete është shkarkuar nga detyra e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar në detyrën e Ministrit të Financave.
Po ashtu, presidenti Begaj ka dekretuar Blendi Gonxhen në strukturën e re qeverisëse që është krijuar pak ditë më parë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti ka njoftuar ndryshimin në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.