Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

08 maj 2023 | 15:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij këshilli, ambasadori Timothy A. Chorba.

Begaj ka njoftuar ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.

Në mënyrë të veçantë, presidenti Begaj është ndalur në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës.

Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arrin në…