Begaj: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Postën e Kosovës
Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur të enjten në takim pune kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga përgjegjësit e postave në Malishevë dhe Kijevë, Asllan Kastrati dhe Sylë Dukolli.
Ky takim kishte karakter njoftues, lidhur me shërbimet që ofron Posta e Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, e ka njoftuar kryetarin Begaj me shërbimet që ofron posta, bashkëpunimin me institucionet vendore, ofrimin e shërbimit të pagesave për shërbimet e caktuar, si dhe nevojën që këto shërbime të jenë më efikase dhe sa më afër qytetarit, e që mund të realizohen në bashkëpunim me institucionet.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se si komunë do të vazhdojë bashkëpunimin me Postën e Kosovës, në mënyrë që qytetarët t’i kenë shërbimet më të shpejta dhe më të lehta.
/Epoka e re/