Begaj e Minxhozi pajtohen për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar të martën Komunën e Malishevës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.
Siç ka njoftuar Komuna e Malishevës, kjo vizitë kishte karakter pune, përkatësisht bashkëpunimin në mes të kësaj komune dhe qyteteve në Shqipëri, në fushën e kulturës dhe organizimeve të përbashkëta me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
Begaj dhe Minxhozi, janë dakorduar për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes të Komunës së Malishevës dhe Ambasadës së Shqipërisë, për data dhe për ngjarje me rëndësi historike dhe kulturore, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, pasi jemi një popull dhe kemi një kulturë të përbashkët.
Kryetari Begaj ka shprehur gatishmërinë e plotë të Komunës së Malishevës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, në të gjitha fushat e jetës dhe të shkëmbejmë përvojat me të gjitha qytetet në Shqipëri.
/Epoka e re/