
Begaj e Osmani në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun, shoqërohen nga krerët e besimeve fetare
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe homologia e tij në Kosovë, Vjosa Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun.
Begaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi ku ai dhe Osmani shihen teksa shoqërohen nga kardinali i parë shqiptar i emëruar nga Ati i Shenjtë, dom Ernest Simoni-Troshani.
Krah tyre janë edhe liderat e besimeve fetare në Shqipëri, kreu i ri i Kishës Orthodokse, Kryepeshkop Joani, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, kreu i Bektashinjve, Baba Mondi, si dhe kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, i emëruar nga Papa Françesku, Arjan Dodaj.
Mesazhi i presidentit Begaj:
Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.
Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen.