Begaj flet me Ballën pas shpërthimit në Lushnjë, ngushëllon familjen e të vdekurve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka biseduar me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për t’u interesuar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Lushnjë.
Begaj i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre.
“Presidenti i Republikës i uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela”, thuhet në njoftim.
Pasditen e sotme në Lushnjë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm ku dy persona kanë vdekur ndërsa janë lënduar shtatë të tjerë.
Në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Buaj Çela, ku sipas raportimeve, i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri të shpërthimit dyshohet të ketë ardhur pasi punëtorët kanë prekur linjën e tensionit të lartë, ku për pasojë ka ndodhur shpërthimi.