
Begaj, futbollistëve kuqezi: Të gjithë shqiptarët janë me ju
14 qershor 2024
| 22:15
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë një mesazh mbështetës për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.
Begaj shkruan se me nisjen e Kampionatit Evropian të Futbollit, t’i urojmë të gjithë së bashku ekipit tonë kombëtar suksese.
“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit,le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju!”, shkruan Begaj.