
Begaj i Shqipërisë shkruan për Ditën Botërore të Librit: Kthejeni vëmendjen te libri shqip
23 prill 2023
| 08:41
Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot Ditën Botërore të Librit, ndërsa ka bërë thirrje t’i kushtohet vëmendje librit shqip.
Mesazhi i tij:
Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!
Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!
#lexoshqip