Begaj i uron Abbottit mandat të suksesshëm në Shqipëri
30 gusht 2024
| 15:46
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mirëpritur ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, teksa ka prezantuar letrat kredenciale të tij.
“I uroj mandat të suksesshëm teksa ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë për reformat, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Begaj në platformën “X”.
Abbott ka më herët ka qenë ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.