Begaj ia kërkon njohjen e Kosovës kryeministrit grek

07 dhjetor 2022 | 08:59

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur mbrëmë në një takim kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri Mitsotakis shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias.

Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve si dhe e konsideroi praninë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si një vlerë të shtuar për këto marrëdhënie.

“Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, u shpreh Begaj.

Begaj tha se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali…