Begaj ia kërkon presidentes së Moldavisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
16 qershor 2024
| 13:59
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilës ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Begaj shkroi se i ka kërkuar homologes së tij edhe mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, shkroi Begaj në platformën “X”.