Begaj inspekton gjendjen e rrugëve në fshatrat malore
22 dhjetor 2017
| 11:50
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar sot fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, në Malet e Berishës, për ta parë nga afër gjendjen e rrugëve, në këto vendbanime të thella malore.
Aktualisht rrugët janë të kalueshme, por në disa vende, sidomos brenda në Fshat të Ri, ka akull në rrugë dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar.
Pas inspektimit të rrugës Begaj, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka kërkuar që kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të hedhë krip në këto rrugë, në mënyrë që rruga të jetë lehtë e kalueshme. Përndryshe, rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, përfshirë edhe fshatrat e thella malore.