Begaj jep vlerësim pozitiv për organizimin e festivalit “Oda e Llapushës”
07 gusht 2018
| 15:12
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim Këshillin organizativ të edicionit të pestë të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”.
Me këtë rast Begaj ka falënderuar këtë këshill për punën dhe angazhimin e tyre në organizimin e këtij festivali.
“Pavarësisht se kam qenë në një vizitë zyrtare në Gjenevë, festivali i folklorit është një prej aktiviteteve më me rëndësi për mua në fushën e kulturës. Me mendje kam qenë këtu, andaj ju përgëzoj të gjithëve për organizimin dhe realizimin e suksesshëm të festivalit”, ka thënë Begaj.
Po ashtu Begaj i ka uruar të gjithë fituesit e festivalit dhe pjesëmarrësit, të cilët i kanë dhënë jetë këtij festivali përmes prezantimit të kulturës dhe vlerave të larta artistike.
/Epoka e re/