Begaj kërkon nga drejtorët t’i shtojnë aktivitetet për përfundimin e projekteve
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.
Në këtë mbledhje drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim.
Kryetari Begaj fillimisht ka kërkuar nga drejtorët që t’i shtojnë aktivitetet e tyre për përfundimin e projekteve, sidomos tek investimet kapitale, në mënyrë që të përfundojnë projektet që ende nuk kanë përfunduar.
Po ashtu ai ka kërkuar që të mos ketë vonesa në procedura në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Gjatë raportimit të drejtorëve është bërë me dije se si pasojë e mungesës së reshjeve, ka rritje të kërkesave për furnizim me ujë për pije. Sa i përket realizimit të projekteve, në këtë mbledhje është theksuar se janë duke vazhduar punimet në disa nga projektet e këtij viti, siç janë rrugët, kanalizimet dhe të tjera.
/Epoka e re/