
Begaj: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit në Maqedoni të Veriut
16 mars 2025
| 13:49
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në “Facebook”, ai ka deklaruar se është i tronditur nga tragjedia që ka ndodhur.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, ka shkruar Begaj.