Begaj me zyrtarin e lartë të NATO-s: Ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

09 prill 2025 | 14:21

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takimin kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone.

Pasi e ka falënderuar për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, Begaj ka shprehur vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s.

Begaj ka theksuar se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë.

“Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, ka thënë Begaj.

Më tutje, Begaj ka theksuar se duhet ta mbështesin Kosovën që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale.

Presidenti ka thënë se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes, vijon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe ka shtuar përfaqësimin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Është shumë i rëndësishëm investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake”, është shprehur Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shpallur sërish…