Begaj merr mbështetje nga OSBE-ja
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të hënën në një takim pune drejtorin e Zyrës së misionit të OSBE-së për regjionin e Prizrenit, George Katcherava, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve.
Begaj e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të Komunës së Malishevës dhe OSBE-së.
Ai ka falënderuar OSBE-në për këtë bashkëpunim, sidomos për monitorimin e punës së Komunës së Malishevës.
Ndërsa drejtori i Zyrës regjionale të misionit të OSBE-së, George Katcherava, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me prioritetet e këtij misioni për vitin 2019, siç janë: rinia, barazia gjinore, etj., dhe ka ofruar asistencën e OSBE-së, brenda misionit të tyre, për çështjet ku ata kanë kompetencë.
/Epoka e re/