Begaj në Gjermani, zhvillon takime të shumta për qeverisjen lokale
20 maj 2018
| 17:06
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip, Begaj, me ftesë të humanistit Rudolf Broer, këto ditë është duke qëndruar për vizitë në Gjermani.
Begaj krahas kësaj vizite është duke u takuar edhe më shumë personalitete gjermane, si në fushën e udhëheqjes lokale, ashtu edhe atë të biznesit gjerman.
Të dielën kryetari Begaj është takuar me mërgimtarët, ndërsa të martën pritet të takohet edhe me kryetarin e komunës së Sundernit, me të cilën Malisheva ka bashkëpunim të gjatë.
Humanisti i njohur Rudolf Broer e ka vlerësuar Malishevën si komunën më të pa korruptuar, e po ashtu edhe kryetarin Begaj.