Begaj për festën e Krishtlindjes: Reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

25 dhjetor 2024 | 09:23

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Ai ka shkruar një letër duke uruar të gjithë ata që festojnë sot, teksa theksin e ka vënë tek vlerat njerëzore siç janë dashuria dhe mirësia.

Postimi i Begajt:

Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë,

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!

Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi!

Gëzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani i avikompanisë të Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan,…