Begaj për samitin e paqes për Ukrainën: Hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund konfliktit
16 qershor 2024
| 14:53
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Zvicër, ku ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën.
Ai ka thënë se ku samit ishte hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund konfliktit dhe ecjen drejt paqes.
“Shqipëria mbron me vendosmëri integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet formulën e paqes së Presidentit Zelensky”, është shprehur Begaj.