Begaj për vrasjen e policit në veri: Cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar vrasjen e policit dhe plagosjen e dy policëve të tjerë në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se ky akt është cënim i rënë i rendit dhe sigurisë së Kosovës.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët”, ka shkruar ka thënë Begaj, duke shtuar se Shqipëria është gjithmonë në mbeshtetje të Kosovës.
Reagimi i plotë i Begajt:
Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.
Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.
Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.