Begaj: Përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE arrihet vetëm me bashkëpunim rajonal

11 shtator 2023 | 17:29

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur optimist se objektivi strategjik për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të bëhet realitet.

Pas takimit me liderët e shteteve në kuadër të Procesit Bërdo Brujini, Begaj tha se përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, të udhëhequr nga siguria dhe stabiliteti.

“Të inkurajojmë vlerat evropiane, ku të rinjtë tanë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho po bën një punë fantastike…