Begaj premton përkrahje për shoqatën e të Verbërve në Malishevë

02 tetor 2020 | 14:16

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të premten ka pritur në takim, drejtorin e Shoqatës të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqin si dhe kryetarin e shoqatës të Verbërve dega në Malishevë, Isak Krasniqin.

Qëllimi i vizitës sipas drejtorit të SHVK-së, Mexhid Foniqi, ishte që të bisedoi me kryetarin Begaj, për disa kërkesa dhe nevoja të personave të verbër që jetojnë në komunën e Malishevës, si dhe për mbështetjen e degës së SHV-në Malishevë, për zhvillim të aktiviteteve dhe realizim të projekteve të tyre.

Kryetari, Begaj përfaqësuesve të SHVK-së u tha se “kjo kategori e personave është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe deri më tash nga institucionet dhe qeverisja komunale janë mbështetur për të gjitha nevojat jetësore, realizim të projekteve me të cilat kanë konkurruar si dhe do t’i mbështesim edhe në të ardhmen kërkesat, projektet dhe përkujdesja jonë nuk do të mungoi në asnjë rast për ta”, ka deklaruar Begaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Mozzik dhe…