Begaj premton përkrahje për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës
20 mars 2019
| 15:20
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të mërkurën në një takim pune kryetarin e Shoqatës të së Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqi, dhe kryetarin e kësaj shoqate në Malishevë, Isak Krasniqi, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë.
Begaj ka thënë se Komuna e Malishevës pa dallim është e interesuar që shoqatave që përfaqësojnë komunitetet e caktuara, brenda mundësive buxhetore t’i ndihmojë në kryerjen e shërbimeve që ofrojnë, si në këtë rast me shoqatën e personave të verbër.
“E kemi obligim t’i përkrahim këto kategori dhe do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi në kuadër të mundësive buxhetore”, ka thënë Begaj.
/Epoka e re/