Begaj pret Macronin: Marrëdhëniet Shqipëri-Francë kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike
17 tetor 2023
| 10:57
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim presidentin francez Emmanuel Macron, i cili po qëndron për vizitë në Shqipëri.
Begaj ka thënë se ishte nder dhe privilegj të priste sot presidentin Macron, në vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez në Shqipëri.
“Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Franca dhe presidenti Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe mbështetjes së procesit të zgjerimit. Marrëdhëniet e konsoliduara e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.