Begaj prezanton projektet e realizuara në takimin e dytë publik me qytetarët
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë për këtë vit.
Në këtë takim, Begaj ka prezantuar para qytetarëve punën njëvjeçare të qeverisë komunale në Malishevë.
Ai i ka paraqitur investimet e bëra, duke filluar me investimet në bujqësi, me dhënien e 39 serrave, 74 makinave mjelëse, 165 motokultivatorëve, përkrahjen me mjete konkretizuese për 153 bletarë, pastaj 80 makina për shpërndarjen e plehut kimik, 20 makina për mbjelljen e misrit dhe furnizimi me lopë qumështore për 80 fermerë.
Po ashtu ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të furnizohen me makina spërkatëse 350 fermerë, 40 të tjerë do të furnizohen me makina për mbjelljen e grurit dhe 40 të tjerë me makina spërkatëse 400 litra, si dhe ka njoftuar se 10 fermerëve do t’u ndërtohen stalla.
Begaj ka prezantuar dhe investimet në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Ndërsa sa i përket investimeve në infrastrukturë, ai ka thënë se këtë vit deri më tani janë ndërtuar 30 390 kilometra sistem i kanalizimeve nëpër vendbanime, 19 810 kilometra rrugë të asfaltuara dhe 14 650 kilometra trotuare.
/Epoka e re/