Begaj priti në takim ushtarët zviceranë në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të mërkurën në një takim pune, komandantin në largim të njësisë së LMT-së në Malishevë, Lewin Sutter dhe komandantin në ardhje, Philippe Auf der Maur. Kryetari Begaj i ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe ju ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme në shërbimin e tyre në ushtrinë zvicerane.
“Unë ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë që e kemi pasur në vazhdimësi, ndërsa juve ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e juaj ushtarake në ushtrinë zvicerane, si në Kosovë, ashtu edhe në vendin tuaj”, ka thënë Begaj.
Ndërsa komandanti aktual i njësisë Liaison Monitoring Team (LMT) të KFOR-it zviceran, ushtaraku Lewin Sutter, e ka prezantuar komandantin në ardhje, ushtarakun Philippe Auf der Maur, dhe e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune për mikpritjen e jashtëzakonshme që kanë treguar gjatë shërbimit të tij.
/Epoka e re/