Begaj së bashku me vëllezër e ndërton një shtëpi në Malishevë
Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Mustafë Hoxhës nga Bellanica.
Ndërtimi i shtëpisë është mundësuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe vëllezërit e tij, pasi kryetari Begaj ka ndarë 1 000 nga paga e tij mujore, ndërsa dy vëllezërit e tij kanë ndarë po ashtu nga 1 000 euro nga buxheti i tyre familjar, për ndërtimin e shtëpisë për familjen Hoxha.
Kryetari Begaj të mërkurën e ka vizituar këtë familje, duke parë nga afër fillimin e punimeve, ndërsa i ka premtuar familjes Hoxha se pavarësisht se sa do të kushtojë ndërtimi i shtëpisë, ajo do të ndërtohet edhe nëse nuk mjaftojnë këto mjete, pasi vëllezërit e tij kanë shprehur gatishmërinë për ndërtimin e plotë të shtëpisë.
Ndërsa, Mustafë Hoxha e ka falënderuar kryetarin dhe familjen Begaj për ndihmën e dhënë.