Begaj takohet me përfaqësuesit e KFOR-it italian
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, përfaqësuesit e KFOR-it italian, përkatësisht njësinë e CIMIC-ut, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshe të bashkëpunimit mes KFOR-it italian dhe Komunës së Malishevës, bashkëpunim i cili është vlerësuar lartë.
Kryetari Begaj ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe për kontributin e KFOR-it në vazhdimësi, e në veçanti të KFOR-it italian, të cilët në vazhdimësi e kanë përkrahur Komunën e Malishevës.
Po ashtu edhe shefi i njësisë së CIMIC-it, pjesë e KFOR-it italian në Kosovë, Andrea Vazzaz, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in italian, si dhe e ka vlerësuar lartë këtë bashkëpunim, i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/